Agjencia e Mbikëqyrjes Policia, ka ekzekutuar masa e sigurisë për katër punonjës policie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Bëhet fjalë për Haxhi Balla me detyrë ish-shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, Eni Tila (Xhaferi), me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit, Jaho Caushaj, me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, Islam Shehi, me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë.
Sipas AMP-së, ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”. Behet fjale për një tende për blerja pajisje speciale vlera 7 milion leke dhe Mirëmbajtje kondicionim ajrim vlera 10 milion leke te vjetra.
Masat;
Masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Haxhi Balla me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i larguar nga detyra me kërkesën e tij dhe aktualisht i vetëpunësuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.
Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Eni Tila (Xhaferi) me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në DVP Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.
Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Jaho Caushaj me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.
Masa e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Islam Shehi me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.