Pasi një luhatje të çuditshme me Bylisin në shtëpi, ku u mposhtën me shifrat 0-3, Laçi është rikthyer në stabilitet. Ekipi i Moreiros ka arritur dy fitore jashtë fushe, me Elbasanin dhe Skënderbeun dhe ka barazuar dy herë në shtëpi me Partizanin, për kampionat dhe për Kupë.

Me fitoren e fundit, kurbinasit kanë marrë një frymëmarrje, por gjithsesi janë vetëm tri pikë larg zonës së ftohtë. Përpos sezonit të mrië deri diku, duke parë edhe organikën, Laçi po dallon edhe për aktivizimin e rregullt të lojtarëve të rinj.

Arlind Kurti është njëri prej tyre. Mbrojtësi i cili bën pjesë edhe në moshat kuqezi, ka zënë vend në ekipin e Laçit. Ndërkohë një tjetër futbollist që po dallon, është Ledjo Tresa. Vetëm 19 vjeç, mesfushori ka spikatur me lojën e tij.

Po ashtu, mundësia i është dhënë Stiven Bibos, i cili luan në mesfushë dhe është 21 vjeçç. Nuk mbaron me kaq, por kurbinasit kanë si titullar edhe Agan Mjakin, mbrojtësin 21-vjeçar dhe për të kaluar te Bullari, që ka një moshë të re (23) dhe deri te portieri Marko Molla (22 vjeç). Për të kujtuar edhe lojtarët e stolit si: Taleb, Cena, Myrta apo Bajaraktari dhe Ballhysa që janë aktivizuar së fundmi.