Prej më shumë se një dekade, vështirë se mund të kesh gjë më të bukur. Një Mançester Siti-Real Madrid është padyshim është oferta më e madhe që futbolli mund të bëjë që nga viti 2013 e deri më sot, dhe ky duel I denjë për një finale të Championsit, do të luhet tepër shpejt, që në raundin e plej ofit.
Përballja në orën 21:00 në stadiumin “Etihad”. Njëri nga dy gjigandët duhet të mos arrijë as në 16 më të mirat e Ligës së Kampionëve, dhe kjo për fat të asaj që dy ekipet katranosën në grupe.
Pesëmbëdhjetë herë kampionët e Europës gjithsesi cilësohen favoritë, për përvojën, për yjet, dhe për formën, sepse e kryesojnë La Ligën, ndërsa Siti është në krizë në kampionatin anglez.
Guardiola do të jetë pa Topin e Artë, Rodrin, të dëmtuar, ndërsa Ake, Doku apo Niko Gonzales janë në dyshim. Trajneri katalanas pyet nëse e quan Sitin favorit apo jo.
“Kur humbëm në minutat e fundit herën e kaluar, ne ishim favoritë. Kur fituam 4-0 në fillim nuk ishim favoritë, por pastaj ajo fitore na bëri favoritë. Nuk ia vlen të mendojmë për këtë. E dimë se dueli do të jetë I fortë, me dy ndeshje. Do të përpiqemi të bëjmë dy ndeshje sa më të mira. Pak ndryshon nëse quhemi favoritë apo jo favoritë. Gjithçka do ta tregojë fusha”.
Karlo Ançeloti ka më shumë probleme dëmtimesh tek Reali, sidomos në mbrojtje. Rydiger, Karvahal, Lukas Vaskez, Militao dhe Alaba mungojnë, dhe Çuameni, Valverde apo Asensio mund të kthehen në prapavijë,
Tekniku italian ka elozhe për kolegun.
“Për Guardiolën duhet të them se është një trajner që gjithmonë krijon diçka të re për ekipin e tij, që I ka dhënë shumë futbollit në lojën sulmues, në zotërimin e topit, në presion, dhe në sulmin që nga mbrojtja. Ka qenë dhe mbetet një novator I futbollit. Kam shumë respekt për të sepse mendoj se është njëri nga më të mirët, nëse jo më I miri. Ka qenë një vuajtje sa herë që jemi përballur”.
Dy ekipet kanë një histori të madhe përballjesh, edhe pse të vonshme. Një klasike që u desh kohë që të krijohej, me gjashtë duele, nga të cilët 5 me eliminim direkt. Madrilenët kanë tre kualifikime ndaj dy të anglezëve, ndonëse bilanci I sfidave është në favor të “qytetarëve” me 4 fitore, 5 barazime e 3 humbje, dhe golat 21-18.