Bekim Balaj po udhëheq Vllazninë këtë sezon. Kapiteni i kuqebluve kryeson renditjen e golashënuesve në Superiore me plot 14 rrjeta të realizuara.
“Topi i Artë” i Superiores” ka kaluar statistikat e sezonit të kaluar në 23 javë të luajtura. Kjo pasi vjet në të njëjtën kohë, numëronte 12 gola të shënuar.
Aktualisht Vllaznia mban vendin e dytë. Në edicionin e kaluar kishte 3 pikë më pak dhe renditej e treta me po aq pikë sa Partizani i vendit të dytë.