Gazetari Flogert Muça foli sot në Report Tv për qëndrimet e Berishës dhe Ramës ndaj SPAK. Muça thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se qëndrimet janë të qartë, Berisha do ta shkrijë, Rama kërkon të bëjë disa ndryshime në kodin e procedurës penale.
‘Palët janë të qarta. Kemi platformën e Berishës, propozon taksën e sheshtë dhe reformë në drejtësi. Nga ana tjetër, Rama thotë Shqipëria në BE dhe disa rregullime në kod për kodin e procedurës. Shqiptarët janë shumë të qartë me propozimet palëve dhe duhet të zgjedhin mes Ramës që nuk e prek SPAK dhe bën disa rregullime dhe doktor Berishës që thotë do e kthej drejtësinë ku ishte. Doktori ka dhënë shenja cili është modeli i tij. Siç një opozitë duhet të jetë një qeveri hije, ndërkohë ka një qeveri hije të drejtësisë së Berishës, Gjin Gjoni në Lezhë, Arjan Ndoja dhe Adriatik Llalla. Projekti politik për drejtësinë është me reformë me kthimin e Gjin Gjonit, Ndojës, Llallës dhe kështu me radhë. Sipas Ramës drejtësia ka pasur një dekadë kohë për të bërë bilancin. Kush është e mira apo e keqja nuk e di. Shqiptarët më 11 maj do votojnë mbi këto dy shtylla.’
Masat represive të paraburgimit kur të pandehurit janë në hetim, që u ngritën nga Rama janë ngritur si shqetësim edhe nga ekspertët më të mirë në vend.
‘Ajo që thotë Rama sot, kërkesat apo pakënaqësitë me kushtet e hetimit. A duhet të hetohet një person në izolim si Veliaj apo Metës, apo në gjendje të lirë. Masat represive janë ngritur me kohë nga juristët më në zë të vendit. Është represiv. Rama nuk ka bërë asgjë dhe ka shkuar te këta kritikët.’ Muça shton se SPAK është i pavarur, qoftë nga Rama dhe Berisha.
‘Më intereson SPAK a është i pavarur, them se po. A e ka kapur Rama? Them se jo. A ka dhënë shenja Rama se do ta shkrijë, them se jo. Ato që ka thënë Rama për lajthitjet, pas asaj dite nuk ka folur më. Shkelje është nëse i thotë SPAK, mos heto.’
Rama kërkon përmirësimin e kuadrit ligjor, doktori kërkon zhbërjen e institucioneve.
‘Nuk shoh tutje nga SPAK, GJKKO, KLP, ILD. Në momentin e kritikave të Ramës për agresivitetin e masave të sigurimit, nuk ka nguruar as SPAK, GJKKO, KLP ti kthehen flakë për flakë. Kjo tregon se janë të pavarura. Dhe secila bën punën e saj.’
Megjithatë institucione si SPAK apo GJKKO nuk reagojnë kur Berisha sulmon prokurorët me libër shtëpie, teksa reaguan menjëherë kur kryeministri pati kritikat e tij.
‘Kur doktori i thotë prokurores dashnorja e këtij apo atij, kur kapin me libër shtëpie Dumanin. Dhe kur ndodhin këto sulme, si ka mundësi që nuk reagon asnjë institucion i drejtësisë së re. Për të mos humbur kredibilitetin te ne.’ Muça tregon edhe dallimin mes sulmeve të Berishës ndaj drejtësisë dhe sulmeve të Veliajt.
‘Berisha i quan organizatë kriminale në bllok. Veliaj është marrë vetëm me prokurorin e tij duke bërë mbrojtje publike. Veliaj është politikan dhe po mbrohet në publik. Nuk kanë të ngjarë. Veliaj ka pretendimet e tij për konflikt interesi.
Edi Paloka tha dje më thanë nga SPAK do arrestohet Veliaj dhe i thashë grupit parlamentar. Nuk e dinte asnjë media dhe e dinte Ed Paloka. Janë sinjale që japin erë. Kjo nuk e ka çuar Veliajn të thotë kemi