Kartat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë në duart e Rusisë. Është kjo deklarata me e fundit e Donald Trump sa i përket luftës në Europën Lindore. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se kartat janë në duart e Rusisë pasi është ajo që ka pushtuar më shumë territor në Ukrainë ndërsa shtoi se ka parë tek Moska një dëshirë reale për ti dhënë fund luftës.

Trump e bëri këtë deklaratë teksa po kthehej nga Florida në Washington dhe pasi e quajti Presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky dictator dy herë brenda një dite.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka rrëfyer në kushtet e anonimatit për mediat ndërkombëtare se Donald Trump ishte zemëruar pasi Presideni Ukrainas e kishte akuzuae atë se jeton në një flluskë dezinformacioni të krijuar nga Rusia.

Përplasjet e forta dhe retorika e ashpër mes Washingtonit dhe Kievit nisi pasi Presideni Amerikan Donald Trump pretendoi se ishte Ukraina ajo që kishte nisur luftën në Europën Lindore, por fakti ështe se konflikti më vdekjeprurës në kontinentin tonë që prej luftës së dytë botërore u nis nga Rusia ne 24 shkurt të vitit 2022, pasi kishte aneksuar më herët Krimenë në vitin 2014.

Trump kërkoi gjithashtu zgjedhje të reja në Ukrainë duke thënë se Presidentin aktual e mbështesin vetëm 4%e popullsisë. Mandati pesëvjeçar i Zelenskyt ka përfunduar në maj të vitit 2024. Megjithatë, Ukraina ka qenë nën ligjin ushtarak që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022, dhe per shkak te ligjit ushtarak zgjedhjet janë pezulluar