Burime të huaja diplomatike pranë bisedimeve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në Arabinë Saudite, kanë theksuar se SHBA-ja dhe Rusia propozojnë një plan paqeje me tre faza që përfshin një armëpushim, zgjedhje në Ukrainë dhe më pas nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare, shkruan Ukrainska Pravda.
Megjithatë, ideja e zgjedhjeve u mohua më vonë, duke shpjeguar se Rusia po e shtynte këtë pikë, ka njoftuar korrespondentja e Fox News, Jacqui Heinrich.
Disa burime të huaja diplomatike i thanë Fox News se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po konsideronin mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Ukrainë, si një kusht kyç për suksesin e procesit të zgjidhjes.
Megjithatë, një burim tjetër amerikan i njohur me bisedimet e zbuti këtë deklaratë, duke shpjeguar se çështja e zgjedhjeve është shtyrë në bisedime dhe mund të jetë pjesë e negociatave të ardhshme, por jo në këtë moment. Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka komentuar këtë deklaratë, por pritet ta bëjë këtë së shpejti.