Gazetari Adriatik Doçihodhi akuza të rënda ndaj prokurorit Ols Dado, që po heton kryebashkiakun Veliaj dhe firmosi urdhër arrestin për të.
Doçi tha se Dado ka konflikt interesi me Veliajn, pasi është përfitues i një pallati 9 katësh me 2 nënkate parkim, me leje të Veliajt. Më tej tregoi se si Dado është katapultuar në sistemin e drejtësisë duke qenë noter, fillimisht.
“Ne nuk mund të heshtim kur një prokuror karagjoz përdor funksionin publik të SPAK me pagë 90 mijë euro, e përdor për hakmarrje personale, për interesa pasurore, për të ndërtuar kulla. Për të shantazhuar.
Nuk do i besoja këto pretendime, nëse nuk do kisha bërë verifikime, kur rezulton se Ols Dado është përfitues i një pallati 9 kate me 2 kate parkim, me leje të Veliajt, përfituar pas një prone që i kanë dhuruar në 2016 me mënyrë të dyshimtë.
Nga pronar i një sipërfaqe 70 m2, sot e kemi bashkëpronar të një pallati mln euro. Ka një pretendim të Veliajt se Dado i ka kërkuar favore në mënyrë të vazhdueshme. Momentin kur janë refuzuar kërkesat e tjera është angazhuar për të sulmuar Erion Veliaj.
Kemi një leje ndërtimi, kam parë foto të Dados me Veliajn foto që tregojnë afrimitet në një kohë të caktuar. Më vitin 2021 dhe 2022. Më shqetësues është fakti që kemi një prokuror katapultuar në prokurorinë e Tiranës dhe SPAK në kundërshtim me ligjin. Pa plotësuar asnjë kriter ngjitet në prokurori, edhe hetimet e tij merren me rezerva.
U emërua në Pogradec pa plotësuar kriteret duke ardhur si note. Nuk e di me çfarë bazë ligjore e kanë bazuar Ina Rama dhe Bamir Topi, duke mos plotësuar asnjë kriter. Hapi i parë katapultomi i një personazhi pa plotësuar kriteret dhe më tej implikimi i tij në pasur të paluajtshme.
Ngrihen dyshime të forta se hetimi është tendencioz. Kjo lloj hakmarrje është kamufluar rrugës dhe është kthyer në komplot për ti marrë bashkinë një kryetari që është votuar 3 mandate. Duhet një hetim jo në konflikt interesi dhe i paanshëm”, tha ai për Report TV.
Doçi tregoi edhe për sjelljen jo etike sipas tij të Dados gjatë marrjes në pyetje të Veliajt.
“Mënyra e hetimit bazuar në fakte, intimidimi i dëshmitarëve dhe sjellja e prokurorit gjatë hetimit. Sjellje jashtë çdo lloj rregulli etik. Kur Veliaj i përgjigjej për pyetjet, prokurori e pyeste si e kontrollonte gruan se mos e tradhtonte.
Apo si kishte mësuar violinën si adoleshent. Kjo është përdhosje e funksionit publik. Ne e kemi mbështetur SPAK por personazhe të tillë të infiltruar në SPAK dhe abuzues duhen denoncuar. Dua të bëj një dallim mes Dumanit dhe Ols Dado.
Dumani është pjesë e kësaj dosje, formalisht por bëj një diferencim. Dumani për gjithë këto kontribute me Olsi Dadon që është dosja e parë e rëndësishme dhe na rezulton se është në konflikt interesi”, tha ai.
Doçi më tej vijoi duke nxjerrë në pah edhe lidhjet me korrupsionin të gjyqtarit të GJKKO që firmosi urdhër arrestin për Veliajn.
“Jam kundër protestës së punonjësve të bashkisë për Erion Veliaj. Nuk mund të kemi edhe një mbrojtje të SPAK nga Meta, Berisha, Ahmetaj, por le të ndalemi te situata konkrete.
Një prokuror edhe nëse çmendet ka mekanizma kontrollues si gjykata. Në rastin konkret ka pasur skenar. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ishte me leje. Kërkesa e Dados ka qëndruar 17 ditë në GJKKO. U prit largimi i Atalanta Zeqiraj dhe dosjen e ka marrë gjyqtari Erion Bani.
Nuk ka lëshuar një urdhër siç ka operuar në raste të tjera në publikimin e akteve. Ky gjyqtar ka patur në dorë dosjen e Toyota Yaris. Ka bërë një vendim ku ndalonte publikimin e akteve nga kjo dosje. Pse operohet me 2 raste?
Në dosjen e Toyota Yaris ka personazhe të implikuar, mbi 15 gjyqtarë dhe ish- prokurorë që kanë edhe lidhje me Erion Banin. Në rastin e Ilir Beqajt, Bani ka kërkuar arrestimin përtej prokurorit, ndërkohë në rastin e Toyota Yaris, gjyqtarë të implikuar nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe nuk ka kërkuar të merreshin masa ndaj personazheve të drejtësisë.
Besoj se kemi të bëjmë me 2 standarde për të mbrojtur miqtë e tij në sistemin e drejtësisë. Gjyqtar i korruptuar, i anshëm. Dyshimet të çojnë që mund të jetë një gjyqtar kamikaz.
Ka dyshime të forta, që ndryshe nga Ols Dado, Erion Bani ka një hotel në Sarandë. Ngrej pyetje, i kujt është hoteli Santa Lucia në Sarandë? Në emër të kujt është? Ky personi që e ka çfarë raporti ka me Erion Bani? Këto fakte janë dhe mesazhe për KLP, KLGJ, ILD. Ti verifikojnë. Nëse janë të pavërteta, dënohem me shpifje. Përkundrazi implikojnë sistemin e drejtësisë”, tha ai.