Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti i është kthyer këtë të enjte në Kuvend Sali Berishës, duke i kërkuar me ashpërsi që të ndalojë gjuhën e përdorur në Kuvend.

Duke i kujtuar replikën e bërë vite më parë, kur Gjylameti sapo ishte futur në Kuvend, deputetja socialiste iu drejtua Berishës se njëjtë si dhe atë kohë gjuha e përdorur nga një njeri si ish-kryeministri i cili është gjysh dhe baba nuk është adekuate të përdoret para grave të Kuvendit.

“Doktor i dashur, do të them i dashur për shkak të moshës që ke. Replikën e parë që kemi pasur së bashku daton nga 2014. Unë nuk kisha shumë që kisha hyrë në këtë parlament dhe kur të jam ngritur, të jam ngritur e martuar Doktor, dhe replikën e parë e kemi pasur për gjuhën e papërshtatshme të një zotërie në moshë kundrejt zonjave, dhe të jam ngritur këtu afër.

Dhe një gjë që mbaj mend nga pamja jotja, ka qenë ajo pamja e frikësuar që në një grua t’u afrua për ë të thënë stop me këtë gjuhë se nuk i shkon as moshës, as thinjave, as babait të një vajze, as gjyqit të mbesave, por e as njeriu që kur erdhi në pushtet erdhi për fjalën e lirë, për demokracinë.

Dhe ndërkohë Doktor një gjë dua të them, sot do të ngrihem për atë gjë unë të thashë pak më parë dhe vazhdoj ta them, gjuha që përdor është gjuha më e turpshme për moshën që je”, iu drejtua Gjylameti, teksa më tej solli në Kuvend edhe shkarkimet që Berisha i ka bërë në familje në kohën kur dhe ishte në pushtet.

“Nga nga tjetër po të them një gjë, bashkëshorti im quhet Kostika Gjylameti dhe në familjen time ti nuk je mbajtur njeriu i drejtë, korrekt. Je njeriu që iu shkarkove nënën dhe babin brenda një ditë. E përmendje vjehrrin tim, këtu dhe më përmendje mua si pjesë e nemoklaturës, je ti që më ke përmendur babain”, tha Gjylameti.