Shtyhet seanca për ndarjen mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Gazetari Ervin Leka raporton se shkak u bë mosparaqitja e Kryemadhit në seancë, ku ishte parashikuar nëse mes tyre do të kishte pajtim ose jo.
Seanca e radhës u caktua më 11 prill në orën 10:30. Edhe vetë Meta nuk ishte i pranishëm, por kishte lënë autorizim avokatin e tij, Genc Gjokutaj.
“Në fakt për shkak se vijon të jetë në qeli, Meta edhe ditën e sotme ka autorizuar avokatine tij Genc Gjokutaj. Dhe në seancën e ardhshme pritet që nëpërmjet autorizimit të avokatit të marrë pjesë në këtë proces pajtimi mes tyre”, raportoi gazetari Ervin Leka.
Meta ndodhet prej muajit tetor të vitit të kaluar në burg pasi u arrestua nën akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.