Mbrëmjen e së premtes u mbajt në Harbin të provincës Heilongjiang të Kinës Verilindore ceremonia e hapjes së Lojërave të 9-ta Dimërore Aziatike.

Presidenti kinez Xi Jinping, shpalli hapjen e Lojërave në ceremoninë, ku ishin të pranishëm edhe personalitetet ndërkombëtare si liderë shtetërorë të vendeve të Kirgizistanit, Bruneit, të Pakistanit, të Tajlandës, të Koresë së Jugut, Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach dhe zv/Kryetari i parë i Këshillit Olimpik të Azisë Timothy Tsun-Ting Fok.

Ky event që u hap të premten shënon rikthimin e Lojërave Dimërore Aziatike në Harbin pas gati 30 vjetësh, me një rekord pjesëmarrës, ku 1275 sportistë nga 34 vende dhe rajone aziatike do të garojnë në 64 disiplina. Kamboxhia, Butani dhe Arabia Saudite do të bëjnë debutimin e tyre, ndërsa Afganistani dhe Bahreini rikthehen në garë, pas mungesës në edicionin e 2017-ës.

Qyteti Harbin është gati të mirëpresë atletët nga e gjithë Azia. Mbi 20 mijë vullnetarë do të punojnë në stadiume dhe gjithë qytetin. Të gjitha 13 vendet e garave janë rinovuar, duke mbushur standardet dhe parimet për organizimin “cilësor, ekonomik dhe të gjelbër”. Gjithsej më shumë se 600 mjekë profesionistë do të rrinë në të gjitha vendet, dhe mjekë të trajnuar për ski që flasin gjuhë të huaja janë gjithashtu të gatshëm.