Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së sotme në Kuvend është ndalur te arrestimi i Erion Veliajt. Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si përgjegjës kryesorë të aferave korruptive që akuzohet Veliaj. Berisha ngre akuza se Veliaj është arrestuar me urdhër të Ramës, ndërsa i bën thirrje këtij të fundit se nuk mund të fshehë aferat e tij me arrestimin e Veliajt dhe Ajola Xoxës.
Berisha krahasan më tej arrestimin e Erion Veliajt me atë të Ilir Metës teksa thotë se ky i fundit u arrestuar në publik si të ishte bandit, ndërsa Veliaj u arrestua në një mënyrë krejt normale.
Berisha: Sot çdo shqiptar mori mesazhin e qartë: se me Xhorxh Sorosin lidhi, me një armik publik të SHBA-së, Shqipërisë dhe mbarë njerëzve të lirë dhe ju të tillë jeni. Ku je Edvin sa miliona euro ke marrë më bashkëshorten tëndë nga paratë e helmit të tij. Ku je o Çuç, sa miliona ka marrë Delina nga paratë e krimit të Xhorxh Sorosit. Ku jeni, ku jeni ju që me praktikat e Sorosit rikthyet burgosjen politike, torturat politike, persekutimet politike. Keni turp apo jo, ju. Keni ju minimumin e ndërgjegjes njerëzore. Po Ilir Meta ishte njëri prej jush dhe e morët dhe e torturuat në publik si bandit. Dora e secili prej jush është në atë goditje, përderisa duroni në krye një padriono. Përderisa duroni në krye një armik të egër të betuar të pluralizmit, po aq sa i ati i tij, që firmoste varjen e Havzi Nelës në lira. Ku është ai, ku është. Ku është Edi Rama, ti shoqja e Erion Veliajt. Që para nja dy javësh i thoshte, motra, shoqja, zonja. Na thoni pak, ku e keni Erionin tani, na thuaj. Ka vetëm një rrugë, keni vetëm një shteg. Të sjellim këtu Edi Ramën, ti japim duart kreut të doktrinës së përbindëshit ç’njerëzor Xhorxh Soros në Shqipëri.
Njeriu që rrahte gjoksin se zvarriste ish-presidentin në rrugë.