Kanada ka qenë historikisht një aleate e fortë e SHBA-së dhe një marrëveshje e tregtisë së lirë është në fuqi mes tye që nga viti 1994.
Gjatë mandatit të parë të Trump si president, ai vendosi tarifa prej 10% ndaj produkteve të aluminit kanadez dhe 25% ndaj çelikut kanadez, duke cituar shqetësime për sigurinë kombëtare.
Otava u kundërpërgjigj duke vendosur tarifa ndaj disa mallrave të përzgjedhura, të cilat u zgjodhën për të dërguar një mesazh politik për Trump dhe aleatët e tij.
Kanada vendosi tarifa ndaj lëngut të portokallit nga Florida, si dhe ndaj uiskit dhe bourbon-it nga Tenesi dhe Kentaki – ky i fundit ishte vendlindja e udhëheqësit republikan të Senatit në atë kohë, Mitch McConnell.
Të dy vendet ranë dakord të hiqnin tarifat një vit më vonë.
Ish-presidenti Joe Biden ndoqi një qasje më të qetë, por luajti një rol në çështjen e vjetër lidhur me tarifat për drurin e butë kanadez.
Ai i rriti tarifat për importet e produkteve të drurit të butë nga Kanadaja nga norma prej 8.05% në 14.54%./ BBC