Gazetari dhe moderatori Arbër Hitaj duke folur në emisionin “Opinion”, deklaroi se ende nuk ka një akuzë ndaj Veliajt. Ai tha se Veliaj ka marrë 180 mijë vota zgjedhjet e kaluara dhe SPAK duhet të ishte transparent.
“Ende nuk ka një akuzë ndaj Veliajt, nuk është ende i pandehur.
Ka disa elementë që gjykata duhet t’i shpjegojë. Një i zgjedhur, i cili ka marrë 180 mijë vota zgjedhjet e kaluar kështu që duhet të ketë më shumë transparencë. Për momentin unë them që ka ndikim në zgjedhjet parlamentare. Një nga argumentët që ka përdorur prokuroria tek vila në Qerret është gjetja e lodrave të fëmijës, por kjo nuk është një fakt. Po ndaj Znj Xoxa a është normale arrest shtëpie? Duhet të ishte detyrim paraqitje”, deklaroi Hitaj.