DASHI
Marrëdhënia juaj me partnerin do të thellohet edhe më shumë sot. Të nxitur nga Venusi ju do tregoheni me të kuptueshëm dhe me tolerante. Beqaret fale planetëve do jenë edhe me magnetike. Ne çdo vend qe do kaloni te gjithë do i kthejnë sytë nga ju. Do jeni joshës të parezistueshëm. Tek financat Saturni do ndikoje negativisht. Ruani sa më shumë ekuilibrin.

DEMI
Rrethanat do bëjnë të mundur që lidhja juaj të përmirësohet sot. Megjithatë do këtë edhe shumë për të bërë ende. Tregohuni me tolerante dhe mos kërkoni nga partneri sakrifica. Beqaret do joshin pa pushim por as sot nuk do e gjejnë dot personin e ëndrrave. Beni durim! Planetët do iu ndihmojnë ne planin financiar. Do ruani një klimë të qëndrueshme dhe do tregoheni të matur me shpenzimet.

BINJAKET
Ju qe jeni në çift as që duhet t’i mendoni aventurat jashtë lidhjes suaj. Kushtojini me shume vëmendje atij qe keni në krah dhe do ndiheni edhe vete mjaft mire. Zemra e beqareve do jetë ndërmjet dy personave interesante. Njihuni mirë me të dy dhe me pas vendosni. Keni kohë të prisni ende. Në planin financiar do iu jepen mundësi shumë të mira për të stabilizuar buxhetin.

GAFORRJA
Dielli do e mbroje së tepërmi jetën tuaj në çift sot. Ai iu premton momente të mrekullueshme të mbushura me bashkëpunim. Shfrytëzojeni sa më shumë të munndi këtë dite. Edhe beqaret do mund të realizojnë disa nga ëndrrat e tyre te kahershme. Me në fund mund te takoni edhe personin e duhur. Mërkuri, planeti i inteligjencës do iu ndihmoje me financat. Do kryeni transaksione të rëndësishme.

LUANI
Jeta ne cift nuk do jete e keqe gjate kesaj dite por gjithsesi probleme te vogla do te kete. Moa u mbyllni ne vetvete, por shprehuni sa me shume qe te mundeni. Beqaret eshte me mire te mos fillojne nje lidhje gjate kesaj dite sepse me vone do zhgenjehen tej mase. Ne sektorin financiar do keni me shume fat sesa zakonisht. Buxheti do filloje te permiresohet dalngadale nese nuk shpenzoni pa menduar.

VIRGJERESHA
Të gjithë planetët do jenë të favorshëm gjatë kësaj dite për jetën tuaj në cift, por plutoni do jetë ai që do sjellë me shume të mira. Nesë jetoni bashkë dita do jetë më sensuale dhe e lumtur. Beqarët do ndihen të pashpresë, pa e ditur se një surprizë e madhe i pret në mbrëmje. Ne sektorin e financave gjerat do shkojnë mirë. Ju duhet vetëm të ulni pak shpenzimet dhe nuk do keni probleme.

PESHORJA
Me Uranin dhe Neptunin ne krah do kaloni momente te paharruara me partnerin tuaj sot. Ambienti do jete sensual dhe mjaft romantik. Ata qe janë të martuar do ripërjetojnë një muaj mjalti. Beqareve nuk do iu mungoje aspak imagjinata. duke qene se do keni takime me shumice, përfitoni sa te mundni. Fale vëndosmërisë dhe këmbënguljes do i ekuilibroni financat.

AKREPI
Ju dhe partneri juaj do jeni të pandashëm sot. Çdo gjë qe do bëni do e bëni bashke madje do bëni plane edhe për të ardhmen. Beqarët do kenë takime mjaft interesante. Hiqni të gjitha mendimet negative dhe joshni pa pushim. Ruajeni besimin tek vetja. Përsa iu përket financave, mos u tregoni aspak te pamatur sepse kjo do iu kushtoje shtrenjte.

SHIGJETARI
Në jetën ne cift do keni shume probleme dhe me zor do kuptoheni. Kujdes me cdo gjë qe do thoni dhe mos e humbni për asnjë moment komunikimin. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar nje lidhje. Jeta profesionale do iu marre gjithë kohen që kanë. Prisni edhe pak atëherë. Bëjini ballë tundimit për të shpenzuar pa pushim sepse financat nuk janë ne gjendjen e tyre me te mire.

BRICJAPI
Ata qe janë ne cift do përjetojnë momente shume te lumtura. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit sepse do ndiheni mjaft mire. Nëse jeni ende në kërkim te partnerit ideal, bëhuni gati. Jupiteri do i shtoje mundësitë qe ju te takoni personin e duhur dhe te krijoni një lidhje më të. Ka ardhur koha te tregoheni me te kursyer me shpenzimet. Financat do jene te paqëndrueshme.

UJORI
Venusi do iu sjelle qëndrueshmërinë në cift sot. Si ju edhe partneri juaj do tregoheni me serioze në lidhjen qe keni krijuar dhe do thurni plane për të ardhmen se bashku. Beqaret nuk do kenë aventura kalimtare, por me ne fund do gjejnë një person me te cilin ia vlen te krijosh një lidhje prej vërteti. Financat nuk do kenë asnjë ndryshim. Nuk do keni as probleme por as ndonjë përmirësim.

PESHQIT
Jupiteri dhe Plutoni do ndikojnë mjaft negativisht sot ne jetën tuaj në cift. Ka rrezik te keni debate dhe mosmarrevëshje të shumta. Tregohuni sa me të matur me çdo gjë që do thoni. Beqarët do jene të vendosur të përfitojne sa me shume nga liria e tyre. Do iu pëlqejë te jeni vetëm edhe sot. Tregohuni sa më vigjilente në planin financiar sot sepse ambienti nuk do jetë u favorshëm.