Ishte e qartë shkalla e vështirësisë dhe tani u konfirmua.
Elseid Hysaj nuk do t’ia dalë për ndeshjen e kombëtares në 10-ditëshin e fundit të muajit mars.
Ish-kapiteni parashikohet në kthehet në fushë vetëm në fund të marsit, të paktën sipas asaj që raporton “La Gazeta delo Sport”.
E përditshmja kryesore sportive italiane, në ndarjen për formacionet e mundshme, shkruan se Hysaj pritet të luajë vetëm në javën e 30-të të Serisë A, në 30 mars, në ndeshjen Lacio-Torino në kryeqytet.
E tillë shkalla e dëmtimit muskulor që pësoi ndaj Kaljarit në 3 shkurt.
Kombëtarja do të luajë në eliminatoret e Kupës së Botës në 21 mars në “Uembli” të Londrës ndaj Anglisë, dhe në 24 mars në “Arenën Kombëtare” në Tiranë kundër Andorrës, dhe trajneri Silvinjo do të duhet të bëjë pa mbrojtësin e djathtë.
Alternativë e vetme për të është Ivan Balliu.
Mëkat I madh sepse Hysaj ishte në formë kohët e fundit, dhe viti 2025 nisi shumë mirë.
Ai u kthye më në fund në ekip tek Lacio, pasi mungoi 15 ndeshje, që nga mesi I shtatorit deri në fund të dhjetorit.
I ulur në stol nga trajneri Barone në 5 janar, ai ishte në fushë në 4 sfidat e fundit të Serisë A, madje duke shërbyer edhe dy asiste.
Tashmë, shpresohet që Hysaj të kthehet në formë nga dëmtimi, dhe të jetë gati për Lacion, e për kombëtaren në qershor.