Arbitri Ortiz Nava është pezulluar për gjashtë muaj nga futbolli, sepse i kërkoi një autograf Leo Messit në fund të ndeshjes. Meksikani iu afrua sulmuesit të Inter Majemit, në përfundim të ndeshjes së parë ndaj Kansas Sitit, e vlefshme për Champions League të Konfederatës së Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Pamja u kap nga kamerat që transmetonin ndeshjen, ndërsa edhe zyrtarët e Kansas Sitit e denoncuan ngjarjen.
Menjëherë konfederata nisi hetimin dhe e cilësoi veprimin të papërshtatshëm dhe shkelje e normave të kodit të sjelljes.
Edhe pse u mbrojt duke deklaruar se autografin e kërkoi për një anëtar të familjes me nevoja speciale, në fund arbitri e pranoi pezullimin 6-mujor.