Nga Ylli Pata
Ka kohë që pikëpyetja që diskutohet në qytet është se kë do sjellë si seal- si vulë, si emër Sali Berisha në Shkodër.
Në mënyrë skandaloze ka komanduar Luçiano Boçin si shef të qarkut, kur këtë skandal Berisha nuk e ka bërë me Elbasanin, Vlorën, Fierin, Durrësin apo edhe Beratin. Prat ë emërojë si shef qarku një personazh tjetër nga një vend që s’ka lidhje.
Berisha emëroi Luçiano Boçin, vetëm sepse ky i fundit, edhe pse berishjan njihet si një personazh i qetë dhe paqtues. Por profesor Boçi, nuk ka mundësi të ngjisë një çarje në Shkodër që Sali Berisha e bëri në 2022, edhe pse e dinte se do të ishte fatale.
Sot, Helidon Bushati, një nga deputetët më të rëndsishëm të grupit të tij, dha dorëheqjen duke dhënë një mesazh paqtimi e afrimi mes demokratëve. Helidon Bushati nuk ka asnjë lidhje me demokratët e Shkodrës, po fare fare. Karriera e tij erdhi si pjesë e afërsisë me familjen Berisha.
PD e Berishës në bazë, sot ka pak zgjidhje të ashtuquajtura konsensuale, përkatësisht dinosaurët e vjetër si Lorenc Luka apo Maxhit Cungu, që në fakt janë personazhe që nuk marrin më vota. PD e Shkodrës sot është një lëvizje politike dinamike që ka gjasa të tregojë një itinerar politik të PD-së kombëtare. Kjo jo nga Sali Berisha sepse ai e di dhe po e pengon, por nga qarqet e kundërta.
Nga PS për shembull, baza e PD në zgjedhjet e 2023 votoi Benet Becin për të shkatërruar Berishën. Në 11 Maj Shkodra duket do ta përsërisë votën e 2023. Por pas 11 majit, në Shkodrë duket se do të lindë lideri i ri i opozitës që do ta varrosë politikisht Sali Berishën. Nuk se është një logjikë e thjeshtë, por investim i rëndësishëm gjermano-amerikan. Që duket se vjen nga një sërë trajnimesh dhe diskutimesh.
PD sot në Shkodër nuk ka një shtresë politike të krijuar, në realitet e ka më shumë krahu i Bashës, por më i rëndësishmi është i palineuari i cili pret. Që nuk se ka çudi që të votojë sërish për PS. Flasim në qytet, por e njëjta panoramë është edhe në Shkodrën “rurale” e cila është më shumë urbane se qyteti. Dukagjini, dikur një zonë krejt e izoluar sot është një faktor j vetm politik dhe ekonomik, Vau Dejës, Bushati, Velipoja.
Shkodra, do jetë surpriza e zgjedhjeve të 11 majit.