Sali Berisha duket se po e dëgjon konsulentin e tij La Civita. Për të dytën ditë radhazi, ai mbrojti drejtësinë e re ose më saktë ndonjë prokuror e gjykatës: ata që futën në burg Erion Veliajn.
“Ai dhe cdo gjykatës si ai, duhet të jetë krenar me të shkuarën e tij se nuk është bir xhelati si Edi Rama. Nuk ka ky asnjë lloj të drejtë mbi to, të merret me biografinë se a është i djathtë apo i majtë. Cfarëdo që të jetë të djathtë apo të majtë”
Njeriu që i ka bërë biografinë cdo njeriu publik në vend, nga kundërshtarë politikë, deri prokurorë e gazetarë, u shfaq sot miku më i madh i lirive të individit. Mjaft që ky individ të mos quhet Altin Dumani.

“Fjalimin anatemik të tij, të mallkimit universal njeriu I vetëm tregoi se ishte aleati i tij, ishte Altin mercenary, Altin Dumani.”
Një arsye kryedemokrati e nxori për të justifikuar sipas tij ndryshimin e kursit të SPAK…fitorja e Tramp.
“Natyrisht rrethanat kanë ndryshuar, të jemi realist. Pas përmbysjes në Ëashington të perandorisë së Sorosit, situata është krejt tjetër. Nuk ka më sekretar shteti të Soros të vijë të përgëzojë Dumanin se ka arrestuar liderin e opozitës”

Por Sali Berisha ka qenë dy herë kryeministër. Dhe gjatë tetë vjetëve ka ndërruar tre kryeprokurorë. Sollakun e shkarkoi me dy komisione hetimore dhe e quajti avokat të ‘Hakmarrjes për drejtësi’. Ina Ramës pasi i kufizoi kompetencat dhe mandatet, e cilësoi ‘lavire bulevardi’ dhe më pas e shkarkoi. E zëvendësoi me Adriatik Llallën, me të vetmin prokuror që edhe sot ruan marrëdhënie të mira, aq sa Llalla i shkon edhe në mitingje elektorale. ABC News e pyeti kryeministrin se cilin nga këto tre modele do t’i sugjeronte Edi Ramës.

Thatë që kryeministri Rama foli si Ramiz Alia ndaj Prokurorise së Posaçme. Meqë kritikuat me të drejtë presionin siç ju e quani të kryeministrit ndaj Prokurorisë, çfarë qëndrimi duhet të marre ai sipas jush? Duhet ta trajtojë siç trajtuat ju Adriatik Llallën? Apo si trajtuat Ina Ramën? Apo si trajtuat Theodhori Sollakun? Meqë këto janë tre kryeprokurorët e tetë viteve tuaja si kryeministër.

“Meqë pyet po të përgjigjem. Theodhori Sollaku ishte prokurori që aminstoi bashkë me Ina Ramën krimin monstruoz qoftë të organizuar qoftë zyrtar. Nuk kam patur asnjë problem personal me Theodhori Sollaku, ka qenë këshilltari im sa për dijeni. Ina Rama është një vegël e verbër e Edi Ramës, e cila bllokoi hetimin e 21 janarit vetëm e vetëm për të shpëtuar Edi Ramën.”