Izraeli ka mirëpritur katër trupat e parë të pajetë që Hamasi ka dorëzuar që nga fillimi i luftës, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu iu drejtua qytetarëve të Izraelit duke u shprehur se ndjehen të detyruar të bëjnë marrëveshje me vrasësit.
“Vëllezër dhe motra, të dashur qytetarë të Izraelit, ne të gjithë jemi të bashkuar në dhimbje të padurueshme për humbjen e rëndë të katër pengjeve na del nga toka. Na detyron të bëjmë do të merremi me vrasësit famëkeq dhe do të merremi me ta”. deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu.
Presidenti Isaac Herzog shkroi në një postim në platformën e mediave sociale X, se nuk ka fjalë duke u kërkuar të katërve falje që nuk i sollën në shtëpi të sigurt.
Ndërsa ministri izraelit i Mbrojtjes Katz komentoi për kthimin e trupave: “Zemra e të gjithë kombit është në zi. Hamasi ka rrëmbyer, Hamasi ka vrarë, Hamasi do të shkatërrohet. Ne do të hakmerremi ndaj armiqve tanë dhe do të garantojmë të ardhmen tonë”.
Lëvizja islamike, e cila ekspozoi arkivolet e pengjeve të vdekur, ka bërë të ditur se është e gatshme t’i dorëzojë të gjithë të tjerët menjëherë nëse armëpushimi konsolidohet.
Është hera e parë që grupi Hamasi i kthen robërit të vdekur që nga fillimi i armëpushimit muajin e kaluar, me Izraelin që thotë se do të konfirmojë identitetin e tyre pas ekzaminimeve mjeko-ligjore.
Gjashtë pengje të gjallë do të lirohen të shtunën, shkruan BBC.