I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme ndërkombëtare, Richard Grenell është shprehur sot se miliarda dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera.

Në postimin e tij, Grenell ka ndarë dhe shumat që shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga USAID. Shqipëria thuhet se ka përfituar 189 milion dollarë nga mandati i administratës së Joe Biden. Kosova nga ana tjetër, sipas Grenell ka përfituar 537 milion dollarë.

POSTIMI I PLOTË:

Amerikanët e palodhur paguajnë taksa, politikanët në Uashington, DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur.

Miliardë dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera. Ja një fragment nga USAid…’

Shtetet:

Kosova: $537 million

Bosnja- Hercegovinë: $402 million

Maqedonia e Veriut: $290 million

Serbia: $209 million

Shqipëria: $189 million

Mali i Zi: $77 million