Në Spanjë kanë shpërthyer polemika të mëdha, në lidhje me arbitrimin kundër Real Madrid, por jo vetëm. Ankesa e bëra nga klubi madrilen, ka shtuar edhe më shumë polemikat e gjykimit. Në lidhje me këtë, së fundmi ka folur edhe presidenti i La Liga-s, Javier Tebas. Ky i fundit, në një intervistë për “The Objective” e ka quajtur Realin si klub qaramanësh, ndërsa shtoi se ishin ata që nxitën polemikat për gjykimin.
Tebas sulmoi edhe presidentin Florentino Perez, duke thënë se dëshiron të vendosë gjithçka, madje edhe ndarjen e parave.
“Javët e fundit ka pasur shumë polemika në lidhje me arbitrimin. Real Madridi nxiti debatin, duke shkruar një histori të rremë dhe vë në pikëpyetje të gjithë futbollin. Kjo është një histori agresive dhe e manipuluar. Unë njoh shumë në Madrid që nuk pajtohen me Realin, një klub qaraman. Ata qajnë në fundjavë, do të qajnë sërish sipas mendimit të tyre fundjavën e ardhshme.
Nëse bëhet një sondazh, klubet e tjera mendojnë se Real Madrid dhe Barcelona janë më të ndihmuarit nga arbitrat. Por, ato nuk kanë televizione zyrtare për tu ankuar.
Perez përfaqëson futboll vetëm për të pasurit. Ai dëshiron që të vendosë gjithçka, edhe paratë që shpërndahen. Një pjesë te Reali po gabojnë duke thënë se gjithçka që bën Perez është në rregull. Klubi duhet të ketë opinion të pavarur. U gëzova kur Reali e fitoi Champions-in, unë jam një madrilen, por jo me Perez”, deklaroi Tebas.