Presidenti rus Vladimir Putin ftoi Donald Trump për vizitë në Moskë gjatë bisedës së tyre telefonike sot, tha Kremlini.
Gjatë telefonatës, Putin shprehu gatishmërinë për të pritur zyrtarët amerikanë dhe mbështeti pohimin e Trump se ka ardhur koha që të dyja vendet “të punojnë së bashku”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Peskov tha se Trump kishte shprehur dëshirën e tij për t’i dhënë fund “armiqësive me Ukrainën sa më shpejt të jetë e mundur”.
Barack Obama ishte presidenti i fundit amerikan që vizitoi Rusinë, kur mori pjesë në Samitin e G20 në Shën Petersburg në 2013.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme Steve Witkoff u takua privatisht me Putinin ndërsa ishte në Moskë të martën, sipas CNN.
Kur u pyet nëse ai ishte takuar me Putinin, Witkoff u përgjigj: “Kjo i takon presidentit të komentojë”. Ai shtoi se Putini fali Marc Fogel, duke vënë në dukje përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në lirimin e të burgosurit amerikan nga Rusia.
Kur u pyet se me kë u takua në terren në Rusi, Witkoff tregoi për dikë të quajtur Kirill. Burimet thanë se ai i referohej Kirill Dmitriev, CEO i Fondit të Investimeve Direkte Ruse dhe një aleat i ngushtë i Putinit. Si Dmitriev edhe Fondi i Investimeve Direkte Ruse janë nën sanksionet e SHBA.