Në dy ndeshjet e mëparshme ndaj Laçit në këtë kampionat Dinamo ka arritur të marrë 4 pikë, me një fitore dhe një barazim. Fazën e parë skuadra e Dajës fitonte 2-1 në Elbasan, me gola të Mandelës dhe Zabërgjës.

Laçi ndeshet të premten me Dinamon për javën e 26-të të Superiores. Në kampionat kurbinasit i kanë rregulluar pozitat me rezultatet e fundit, duke shkuar në kuotën e 30 pikëve dhe në vend të 5-të. Sigurisht që skuadra e Morieros synon të vazhdojë me këtë ritëm në kampionat, por fakt është se Laçi është ende në lojë për Kupën e Shqipërisë, që mund ta çojë këtë skuadër në Europë.

Kurbinasit kanë barazuar 0-0 me Partizanin në ndeshjen e parë dhe duan kualifikimin mesjavën e ardhshme në kryeqytet. Ndoshta sfida me Dinamos mund t’i shërbejë sadopak asaj të Kupës me të kuqtë, ku Laçi ka më shumë interes aktualisht.