Me rastin e festës së Shën Valentinit të rinjtë thanë një spektakël të mrekullueshëm në Teatrin “Bylis” të titulluar “Kërcimi i Dashurisë”. Në edicion e 9-të kercimit të dashurisë marrin pjese 80 te rinj te pasionuar pas kercimit dhe muzikes.
“Marrin pjesë nxënës të gjimnazeve. Ata nuk kanë lidhje me kërcimin por janë trajnuar nga koreografët e Fierit. Për herë të parë marrin pjesë të rinj nga mbarë vendi jo vetëm nga Fieri. Ardiana Mile drejtore e kulturës në bashkinë e Fierit
Nata e parë është ndjekur me interes nga qindra të rinjë fierakë që tejmbushën sallën e teatrit “Bylis”, ndërsa finalja do të zhvillohet sonte më 14 shkurt, në Ditën e Shën Valentinit, së cilës i dedikohet ky event. Të rinjtë konkurrentë janë në garë me 10 çmime individuale dhe 3 çmime të mëdha, të cilat do të vendosen nga një juri profesioniste me emra të shquar të koreografisë në Shqipëri.
“Në finale ata marrin pjesë në garë dhe vlerësohen nga juria. Për herë të parë kemi një pjesmarrje kaq të lartë me 80 të rinj”, tha më tej Mile.
Kërcimi i dashurisë është një garë kërcimi unike në Shqipërinë, pasi në garë vihen të rinj që vetëm e kanë pasion kërcimin por që përgatiten intensivisht për mbi 40 ditë nga koreografët më të mirë fierakë.