Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, z. Marco Alberti.

Kryetarja Elisa Spiropali i uroi suksese Ambasadorit Alberti dhe shprehu besimin se gjatë misionit të tij në Shqipëri do të kontribuojë në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve mike dhe aleate.