Kupa e Shqipërisë ka njohur sot katër gjysmëfinalistët për këtë edicion. Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo kaluan më tej.
Të katërt këto ekipe janë aktualisht në zonën e “Final Four”. Kështu shpresa e vetme për ekipet e tjera të Superiores, mbetet të futen në zonën e katërshes.
Dhe sigurisht nuk duhet që skuadra e cila del nga ajo zonë, të fitojë Kupën. Një skenar mjaft i vështirë për skuadrat e elitës, që aktualisht pozicionohen poshtë vendit të katërt dhe kërkojnë Europën.
Kujtojmë se për të vendosur çiftet gjysmëfinaliste do të ketë short nga FSHF.