Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka dha sot qëndrimin e saj, lidhur me hetimet që SPAK ka nisur ndaj saj, në dosjen e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ajo tha se për hetimin ndaj saj është vënë në dijeni nga SPAK, ndërsa theksoi edhe një herë se me Ajola Xoxën dhe me Erion Veliaj, ka miqësi të hershme.

“Faleminderit që më dhatë mundësi të shprehem para jush . Përfshirja e emrit tim është një lajm që e kam dëgjuar nga media përmes një deklarate nga SPAK. Si person që Ii ka dedikuar jetën ligjit, kam punuar me dinjietet, institucionet e reja të drejtësisë.

Dhe PS si maxhoranca udhëheqëse ka fituar besimin duke na cliruar ne. Premisa e dytë lidhet me Kuvendin, kam përgjegjësi që këto shqetësime ti ndaj me ju dhe më pas me opionon e njoh Ajolën dhe kam bashkëpunuar me të. Veliaj është miku im i fëmijërisë, kjo lidhje më ka bërë të përjetoj gjithë kalvarin e muajve të fundit.

Jo pak herë kam qenë pranë Ajolës. Në cdo rast kam transmetuar besimin te drejtësia. Pas kontrollit të banesave disa prej tyre, njerëz që i kam njohur me kohë jam vënë në dijeni të një shqetësimi se ata janë intimiduar për të dhënë dëshmi. Jam shqetësuar për disa shkelje që iu janë bërë këtyre njerëzve përfshi Ajolën dhe Erionin. Duke i detyruar edhe të dëshmojnë kundër vetes.” tha Bushka.