As Lionel Mesi nuk kishte luajtur kaq shumë. Lamin Jamal duket se dëshiron të shkatërrojë rekordet e futbollit dhe ja ku kemi një 17-vjeçar që ka luajtur 100 ndeshje si profesionist në karrierë.
Tepër shumë për moshën e tij, por ia që ia ka dalë. Talenti I radhës së Akademisë “La Masia” numëron 83 ndeshje për Barcelonën dhe 17 për kombëtaren e Spanjës.
Numrin jubilar 100 e mbushi të hënën në La Liga, kur katalanasit mundën 1-0 Rajo Vajekanon dhe dolën në vendin e parë.
Lamin nuk arriti të shënonte, por ishte sërish njëri nga më të mirët në fushë.
Këtë sezon ka plot 11 gola e 5 asistë në vetëm 21 ndeshje, një nivel që Mesi apo Ronaldo vetëm mund ta ëndërronin në moshën e tij.
As Mbape apo Haland nuk kanë qenë të tillë.
Me klubin “blaugrana” ka fituar që tani titullin në La Liga dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa ambiciet janë tepër të mëdha.
Me kombëtaren e Spajnës, Lamin Jamal u kurorëzua verën e kaluar duke u shpallur kampion I Europës në Gjermani, e duke qenë protagonist absolut. Jo më kot ai u shpall lojtari I ri më I mirë I Kampionatit Europian, duke marrë trofeun e “Djaloshit të Artë”.