Dy ligjvënës amerikanë po kërkojnë të miratojnë legjislacionin e ri që do t’i ndalojë punonjësit e qeverisë të përdorin sistemin e inteligjencës artificiale të kompanisë kineze DeepSeek në pajisjet zyrtare. Përfaqësuesit Darin LaHood, një republikan nga Illinois, dhe Josh Gottheimer, një demokrat nga New Jersey, do të propozojnë legjislacionin të premten që do të ndalojë përdorimin e DeepSeek në pajisjet qeveritare për arsye sigurie.
Përpjekja për goditje vjen disa javë pasi DeepSeek tronditi tregun amerikan të teknologjisë duke krijuar një model të avancuar të AI, të quajtur R1, me të njëjtat aftësi si modelet më të mira amerikane, por me shumë më pak kosto dhe shpenzim energjie. Modeli ka ngritur shqetësime se Shtetet e Bashkuara mund të mbeten prapa Kinës në zhvillimin e AI.
Nëse miratohet, projektligji i propozuar do t’u japë 60 ditë agjencive qeveritare për heqjen e DeepSeek, si dhe çdo aplikacion tjetër të zhvilluar nga kompania mëmë, High Flyer nga pajisjet zyrtare. Ky projektligj është lëvizje e ngjashme me Australinë, Italinë dhe Tajvanin. Projektligji i propozuar i jep zë legjislacionit që ka kërkuar të kufizojë aksesin e TikTok në SHBA për shqetësimet se kompania pronare kineze, ByteDance, do të ndajë të dhëna të ndjeshme të përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze.