Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka nxjerrë një reagim në rrejtin e tij social FB. Manja publikon mbështetjen e Shqipërisë drejt projekteve të BE-së lidhur me zhvillimet në takimin e 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri mes Shqipërisë dhe BE-së
Shqipëria ecën me hapa të sigurt drejt BE-së!
STATUSI
Tiranë – Mbajtëm sot takimin e 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri mes Shqipërisë dhe BE-së, ku diskutuam zhvillimet e fundit pas hapjes së negociatave për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat e njeriut”.
Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Shqipërisë duke theksuar rezultatet e arritura deri më tani në fushat që mbulon ky kapitull dhe theksoi rolin proaktiv që Ministria e Drejtësisë po luan në mirëkoordinimin dhe raportimin efektiv për realizimin e piketave të ndërmjetme.