Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme. Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet Bashkisë Tiranë dhe u shoqërua nga agjentët e BKH-së.
SPAK ndërkohë ka kërkuar dhe arrest shtëpie për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.