Janë publikuar exit poll-et e para pas mbylljes së qendrave të votimit në Gjermani. Sipas një exit poll të publikuar nga transmetuesi gjerman ARD, Kristian Demokratët e qendrës së djathtë (CDU/CSU) kanë fituar përqindjen më të lartë me 29%.
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me më pak se 20%.
Në vendin e tretë renditen socialdemokratët e qendrës së majtë në pushtet (SPD) me 16% që sapo i kaluan partnerët e tyre aktual të koalicionit, të Gjelbrit, me 13.5%.
Përqindjet e dhëna nga exit poll-i i ARD për partitë janë:
– CDU/CSU (Friedrich Merz): 29%
– Afd (Alice Weidel): 19.5%
– SPD (Olaf Scholz): 16%
– Të Gjelbrit (Robert Habeck): 13.5%
– Partia e Majtë (Die Linke): 8.5%
– Aleanca Sarah Wagenknecht: 4.7%
– FDP (Demokratët e Lirë-Christian Lindner): 4.9%.