SHKODËR- Me urdhër të SPAK dhe të miratuar nga Gjykata e Posaçme, Safet Bajri është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.

Emri i tij përflitet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin verior.
Abc News mëson se Bajri është marrë në shtëpinë e tij në Dobraç dhe nuk ka bërë rezistencë. Shoqërimi i tij vjen tre ditë pasi forcat Speciale RENEA, kryen kontrolle në banesën e tij në Dobraç.

Ai pritet të merret në pyetje nga organet ligjzbatuese./abcnews.al