Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 8 punonjës të kontrollit kufitar që lejuan kalimin e kufirit të personave të deportuar apo me shkelje të ligjit, si dhe pronarin e agjencisë së udhëtimit, për veprat penale “Korrupsion aktiv”, ‘Korrupsion pasiv’ dhe ‘Shpërdorim detyre’. Këta persona ishin të përfshirë në skemën e kalimit të personave në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. Hetimet nisën pasi prokuroria sekuestroi telefonin e shtetasit Eneo Sulejmani, disa muaj më parë, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine në Tiranë.

Sulejmanaj, i cili ishte dhe kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas, bashkëpunonte me efektivët e policisë në Rinas, në mënyrë që të kalonin shtetasit në mënyrë të paligjshme, kundrejt përfitimit të shumave nga 50 deri në 500 euro. Sipas prokurorisë, shifrat llogariten në bazë të problematikave që shtetasit kanë, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

Sulejmanaj, gjatë periudhës Mars 2023- Mars 2024, rezulton se ka qenë pronar i një agjencie turistike, me objekt veprimtarie, ndër të tjera, edhe tregtim të biletave të avionit. Ai mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorët e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, të cilëve u dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk u lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së, konkretisht, persona që ishin kthyer në kategorinë Deportiv e Inad dhe ju ndalohej hyrja në vendet e BE, të mitur të papajisur me prokurën e prindërve, apo persona me masa sigurimi personal.

Të pandehurit:

Eneo Sulejami, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244/1 i K.Penal;
Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259/1 dhe 248 të K.Penal;
Sokol Xhika, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Aris Drini, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Enkis Aliaj me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Argis Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

NJOFTIMI:

Lejuan kalimin e kufirit të personave të deportuar apo me shkelje të ligjit, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 8 punonjës të kontrollit kufitar dhe pronarin e agjencisë së udhëtimit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1196 të vitit 2024 dërgon në gjyq nëntë persona, tetë prej të cilëve punonjës të policisë së kontrollit kufitar në Rinas, për veprat penale “Korrupsion aktiv”, ‘Korrupsion pasiv’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.

E tërë skema korruptive u zbardh pas zbërthimit të aparatit telefonik të shtetasit E.S. i ndaluar me më pare me lëndë narkotike. Nga kqyrja e aparatit telefonik të këtij shtetasi, u gjetën biseda me punonjës të policisë për verifikimet në sistemin TIMS në Rinas.

Nga hetimet e Prokurorisë Tiranë, rezultoi se shtetasi E.S., ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi “Bus Albania” me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”. Me qëllim rritjen e përfitimeve të kompanisë së tij, ky shtetas rekrutonte dhe siguronte pasagjerë për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, duke marrë përsipër kundrejt pagesave monetare, ekstra vlerës së biletës së udhëtimit, edhe kalimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë të personave të cilëve për arsye të ndryshme nuk mund të udhëtonin.

Për këtë qëllim ai krijoi marëdhënie me punonjësin e policisë të kontrollit kufitar, shtetasin B.T të cilit kundrejt premtimit të shpërblimit në vlera monetare, i kërkonte kalimin e tyre. Ky punonjës pas kërkesave dhe porosive të ndryshme që merrte e udhëzonte shtetasin E.S. se tek cila kabinë duhet paraqiteshin pasagjerët, vlerën monetare në këmbim, si dhe mënyrën e dorëzimit të tyre, duke marrë përsipër edhe vendosjen e vulave fiktive në dokumentat e tyre të udhëtimit, me qëllim shmangien e prapësimeve nga vendi që kishin si destinacion.

Për rastet kur ai nuk ishte në shërbim, këto pasagjerë ia kalonte për përpunim kolegëve të tij, me detyrë po punonjës të policisë kufitare. Në lidhje me rastet të cilat kishin problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktoheshin edhe vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit dhe vlerat varionin nga 50-500 euro.

Nga hetimet, rezultoi se punonjësi i policisë, shtetasi B.T., për periudhën Prill 2023 – Mars 2024, lejoi daljen nga territori i RSH për 55 shtetas në shkelje të ligjit me ditë qëndrimi në konsumuara në zonën shengen dhe 10 shtetas të mitur, të papajisur me prokurë nga prindërit. Në të njëjtën mënyrë vepruan edhe inspektorët e tjerë të akuzuar, shtetasit S.Xh, E.M., A.D., Y.P., R.Sh., E.A., dhe A.H, të cilët për të njëjtën periudhë kanë lejuar kalimin e shtetasve të ndryshëm me ditë qëndrimi në konsumuara në zonën shengen apo që ishin deportuar nga vendet e BE si dhe të mitur pa prokurën e prindërve.

Në përfundim të hetimeve rezultoi i provuar gjithë mekanizmi i kësaj veprimtarie të kundraligjshme dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë dërgon në gjyq të pandehurit:

E.S. për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244/1 i K.Penal;

B.T. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259/1 dhe 248 të K.Penal;

S.Xh. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

E.M. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

A.D. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Y.P. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

R.Sh. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

E.A. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; dhe

A.H. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;