Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në hënën në SPAK.
Kryemadi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Teksa hyri në SPAK, Kryemadhi nuk dha asnjë deklaratë.
“Sapo është paraqitur në SPAK deputetja Monika Kryemadhi. Edhe pse zonja Kryemadhi paraqitet të hënë e parë të çdo muaji, të hënën e parë të muajit shkurt, ishte me angazhime jashtë Shqipërisë dhe kishte marre leje. U paraqit sot në orën 12:00. Nën hetim është marrë edhe Ilir Meta. Kryemadhi, teksa ka hyrë, nuk ka lëshuar asnjë deklaratë. Meta dhe Kryemadhi i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku do të vendoset më 26 shkurt. Ndaj Kryemadhit është caktuar masa e detyrimit për t’u paraqitur, ndërsa për Metën masa arrest në burg”, theksoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.