Napoli nuk është më kryesuesi i Seria A! Skuadra e Conte-s ka lëshuar kreun, pasi në mesditën e së dielës është mposhtur 2-1 nga Como. Skuadra e Cesc Fabregas zhbllokoi që në minutën e 7 me autogolin e Rrahmanit, por pa kaluar shumë Raspadori riktheu baraspeshën dhe qetësinë te Napoli. Mirëpo skudra e Contes do të shtangej në minutën e 77 kur Diao kaloi në epërsi Como-n dhe njëohësisht i dha 3 pikët skuadrës së tij. Ndryshe nga çfarë pritej, në duelin e titullit të shtunën e ardhshme, Napoli do të shkojë me 1 pikë më pak se Interi. Si të mos mjaftojë kjo, të kaltërit janë në krizë të plotë, pasi në 4 ndeshjet e fundit në Seria A kanë 1 humbje dhe 3 barazime.

Zikaltërit morën kryesimin e Seria A, pasi të shtunën mposhtën me shumë vështirësi 1-0 Genoan. Megjithatë goli i Lautaro Martinez në pjesën e dytë, edhe pse një ndeshje me pak raste, i dha zikaltërve kryesimin. Inter pas 26 javësh kampionat është në kuotën e 57 pikëve, 1 më shumë se Napoli i vendit të dytë.

Befasi ishte disfata e Milanit, që pas eliminimit në Champions, mori një tjetër shok në Seria A. “Djalli” u mposht 2-1 nga Torino, duke e bërë shumë të vështirë arritjen e vendit të 4 këtë sezon në kampionatin italian.

Në La Liga Barcelona ia doli me vështirësi 0-2 kundër Las Palmas, një kundërshtar që në fazën e parë i kishte mposhtur katalanasit. Pas pjesës së parë pa gola, në të dytën Barcelona zhbllokoi me Dani Olmon, ndërsa Ferran Torres vulosi fitoren. Ky sukses i siguron të paktën edhe 1 javë vendin e parë në La Liga skuadrës së Hansi Flick.

Te fitoret u rikthye edhe Atletico Madrid, që mposhti Valencian. Pas ‘dopietës’ së Julian Alavarez rrugën e rrjetës e gjeti edhe argjentinasi Angel Correa. Kjo disfatë e rrëzikon seriozisht Valencian për të zbritur nga La Liga.