Barcelona do të përballet këtë të hëne (21:00) kundër Rayo Vallecano me synimin për të rimarrë epërsinë në ligë, por do të përballet me një nga skuadrat surprizë të sezonit që nuk do t’i lehtësojë gjërat në Montjuïc.

Në pritje të ndeshjes, mbrojtësi i krahut të Rayos, Iván Balliu, i cili luan edhe për Shqipërinë, foli për ‘RAC1’ dhe pranoi se do të jetë një ndeshje shumë të vështirë ndaj katalanasve.

“Barça ka luajtur gjithmonë mirë. Ne i kemi analizuar ata dhe ata gjithmonë kanë luajtur futboll të mirë. Ajo që u ka munguar në vitet e fundit ka qenë gjendja fizike, por këtë vit ata janë mjaft mirë.

Ata janë skuadra e dytë që vrapojnë me intensitetin më të lartë në La Liga, ne jemi të parët. Përveçse luajnë futboll të mirë, ata janë edhe “kafshë fizike”, çka i bën shumë të vështirë për t’i mposhtur,” shprehet Balliu.

“Stili ynë i lojës është të mos presim që skuadrat të kthehen. Ne jemi një skuadër që shtypim lart dhe shkojmë pas skuadrës kundërshtare. Është e vërtetë që do ta kemi të vështirë dhe do të ketë momente kur ata do të na kthejnë në prapavijë, siç ndodh me të gjitha skuadrat, por kjo nuk është ideja jonë”, shtoi Balliu.

Asnjë eufori me fillimin e shkëlqyer të sezonit

Iván Balliu ka analizuar edhe formën e mirë të Rayo Vallecanos, i gjashti në tabelë me 35 pikë, por u tregua i kujdesshëm me mundësinë e arritjes së vendeve evropiane në fund të sezonit.

“Kanë mbetur edhe shumë ndeshje dhe objektivi ynë është shumë larg Europës, por po e gjejmë veten në atë zone, që është më argëtuese se sa më poshtë. Po luftojmë kundër skuadrave që apriori janë më të mira se ne”, tha Balliu, i cili shprehu dëshirën për të rinovuar kontratën me Rayo Vallecanon, e cila skadon në fund të sezonit.