NBA ndaloi, por jo basketbolli amerikan. Madje ai u ngjit në një nivel spektakli, siç mund ta bëjë vetëm “All Star Game”. Yjet e kampionatit më të bukur dhe më të fortë të basketbollit amerikan u mblodhën në “Chase Center” të San Francisko, në një mbrëmje magjike për të gjithë adhuruesit e këtij sporti.

Ndryshe nga e shkuara, nuk kishte një përballje mes Lindjes dhe Perëndimit, por një format tjetër, me katër skuadra që përfaqësonin disa prej legjendave të NBA.
Në finalen e madhe doli ekipi i Charls Barkley dhe Shaq O’Neal. Triumfi ishte i gjithi për skuadrën e ish yllit të Celtics, Miami dhe Lakers.

Meritë për këtë kishte Steph Këri, që në fund fitoi edhe trofeun “MVP” si më I miri I “All Star Game”, ndërsa këtë herë trofeu ishte pagëzuar me emrin e Cobe Bryant, që humbi jetën pak vite më parë pas një aksidenti tragjik me helicopter.
Ndeshja e yjeve të basketbollit amerikan për vitin 2025 kishte edhe mungesa të mëdha, si ato të LeBron James dhe Luka Donçiç, me dy basketbollisët e Lakers që vijojnë programin e rikuperimit.

Por megjithëse nuk zbritën në parket, të dy iu bashkuan yjeve të tjerë të basketbollit, muzikës dhe Hollivudit, që ishin në pranishëm në tribuna.