Pala greke ka njoftuar ditën e nesërme, më 28 shkurt do të mbajnë një grevë në pikën kufitare të Kakavijës. Greva mësohet se do të nisë në orën 08:00 dhe do të zgjasë në orën 00:00 me orën greke. Mësohet se përveç ambulancave dhe makinave funerale, asnjë mjet transporti nuk do të ketë leje kalimi.
Qytetarët që ecin në këmbë do të kenë mundësi të kalojnë. Ende nuk ka një njoftim sa i përket doganës së Kapshticës, nëse punonjësit e palës greke të kësaj pike kufitare do të jenë të përfshirë në grevë, dhe kalimi do të ndalohet edhe atje.