Pas zgjedhjes së Gjin Gjonit si kryetar i PD Lezhë dhe pjesëmarrjesë së tij në garën e Primareve, një tjetër emër i njohur për përplasjet me drejtësinë i është bashkuar Sali Berishës në aktivitetet e tij politike. Në takimin e sotëm në Itali, në mbështetje të Berishës, është shfaqur Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori i përgjithshëm, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe i dënuar për fshehje pasurie në Shqipëri.
Kjo prani konfirmon edhe njëherë strategjinë e Berishës për të mbledhur rreth vetes figura të përjashtuara nga sistemi i drejtësisë, të cilët ndajnë të njëjtin qëndrim kundër reformës dhe SPAK-ut.
Premtimi i tij për të çmontuar institucionet e reja të drejtësisë duket se ka tërhequr pas vetes emra të njohur të së shkuarës, duke e kthyer fushatën e tij në një arenë ku simbolika e korrupsionit në gjyqësor bëhet pjesë e strategjisë politike.
E sigurt që me këta figura Berisha vetëm se do të ruajë trashëgiminë e tij.
Gazeta Tema