Ndryshe nga protestat e tjera, të shtunën Sali Berisha nuk e quajti si zakonisht, “më të madhen në histori”, pavarësisht se këtë gjë e kishin paralajmëruar për dite me radhë.
Ai u nis drejt Italisë, i shoqëruar nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.
Pikërisht ky i fundit, postoi një foto ndërsa prisnin të niseshin drejt Italisë.
Ajo foto flet më shumë se çdo fjalë.
Sali Berisha nxinte i tëri dhe ishte strukur e mbledhur një grusht në kolltuk, pasi e kupton më shumë se kushdo, se është i braktisur dhe fati i partisë që drejton, është i parakshkruar.
Ndryshe nga Gjekmarkaj e Noka, që shfaqeshin të qeshur në foto.
Se fundja, për ta mjafton të jenë deputetë dhe është në rregull.
Por e shtuna, i tregoi edhe njëherë Berishës, se nuk e ndjek më njeri, ndaj dhe nxinte dhe steronte në foton e publikuar nga Gjekmarkaj.
Ashtu siç nxinin dhe steronin dhe mediat e financuara nga ai, apo analistët që e shohin atë, si “shpresën” e vetme për të rrëzuar Ramën nga pushteti.
Asnjë fjalë, asnjë analizë për një protestë që jo vetëm nuk kishte asnjë mesazh, por nuk kishte as frymë dhe ngjante më shumë si një ceremoni mortore.
Por jo për atë për të cilin kishin dalë, pra për Ramën, por për atë që i kishte nxjerrë, Sali Berisha.
Ndaj dhe nuk flet asnjeri për atë që ndodhi të shtunën.
Me shpresë ta shtyjnë si ta shtyjnë deri më 11 maj.
Pastaj nis avazi i vjedhjes dhe blerjes së votave.