Këtë të enjte, seanca plenare në Kuvend ka pasur tensione. Kjo pasi deputeti demokrat, Flamur Noka ka goditur me shishe ministrin Taulant Balla, teksa ky i fundit po fliste nga vendi i tij.
Lidhur me këtë situatë të tensionuar ka folur në “News Line” dhe deputeti socialist Ilir Metaj, i cili u shpreh se këto nuk janë sjellje të reja, por të manifestuara nga e kaluara. Sipas Metajt, Noka e di që Partia Socialiste është e vetmja forcë që e udhëheq Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.
“Ai e di shumë mirë që nuk mund ta shkeli rregulloren, por dhe ne që jemi e vetmja forcë që mund ta udhëheq Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Ne duhet të bashkojmë protokollin e asaj salle, jo të gjelave që fryen. Nëse do të ishte kaq trim zoti Noka nuk do ta bënte këtë gjë në një vend tjetër, por vetëm në sallën e parlamentit shqiptar”, tha ai.