Deputeti socialist Toni Gogu gjatë fjalës së tij në Kuvend foli në lidhje me praninë e rektorit të UBT-së Fatbardh Sallaku në grupin parlamentar të PS-së. Gogu u shpreh se PD po bën gjyq publik ndaj një rektori në sallën e Kuvendit, duke pasqyruar një kulturë komuniste që sipas tij jeton i gjallë mes asaj partie.
Gogu më tej shtoi se nuk mund të bëhet i pandehur rektori i cili nuk është. Sipas tij të pandehurit i merr PD dhe i bën kryetar. Ai theksoi se kur të merren me grupin e PS duhet të lajnë gojën por edhe ndërgjegjen.
“Që ti bësh gjyq një akademiku në sallën e kuvendit nga një forcë politike që i ka bërë gjyq publik kryetarit, anëtarëve, që merr thashthemet e kënetës, është kulturë e komunizmit që jeton i gjallë mes asaj partie, nuk është e drejtë.
Nuk mund ta bësh rektorin të pandehur, kur nuk është, të pandehurit i merrni ju i bëni kryetar, kështu që kur të merreni me grupin e PS, jo vetëm lani gojën por edhe pastroni ndërgjegjen,” tha Gogu.