Më 11 maj, për fatin e 4 viteve të ardhshme do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit! Prej 11 janarit ka nisur procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare që si asnjëherë më parë do të thonë “fjalën e tyre”. Regjistrimi i tyre do të zgjasë edhe për pak kohë, deri më 5 mars, por tashmë që kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë nga nisja e procesit janë shënuar disa statistika interesante.
Nga ku do votohet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit?
Në krye të listës së vendeve, ku shqiptarët kanë shfaqur më shumë interes është Italia dhe Greqia, Britania e Madhe, SHBA, Kanadaja, dhe në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Pra; në thelb vende të zakonshme dhe të njohura për të gjithë, por mesa duket shqiptarë ka në çdo skaj të planetit. Shumë janë regjistruar nga vende, ishuj apo zona të largëta, që nuk do t’ua marrte mendja kurrë.
Mes shteteve të ndryshme nga ku po vijojnë regjistrimet vihen re edhe disa vende të veçanta si ishujt e Virgjër Britanikë, ishulli i Shën Helenës apo dhe në Anguila. Sipas KQZ, janë 173 shqiptarë në ishullin e Shën Helenës kanë shprehur dëshirën që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Ishulli i Shën Helenës, njihet ndryshe si “ishulli i Napoleonit” në të cilin ish-perandori francez, Napoleon I, pas humbjes që pësoi në Vaterlo, u internua e jetoi ditët e tij të fundit të jetës. Atje mesa duket ka një komunitet jo të vogël shqiptarësh.
Nuk ua merr mendja! Ka shqiptarë në çdo cep, vendet e
REGJISTRIMI
Sa i përket ishujve të Virgjër të Britanisë, janë 142 shqiptarë që kanë ushtruar regjistrimin për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa në Angulia 141. Anguila, një territor britanik jashtë shtetit në Karaibe Lindore, përfshin një ishull të vogël kryesor dhe disa ishuj në det të hapur, me një popullsi prej afërsisht 15,753 banorësh.
Nuk ua merr mendja! Ka shqiptarë në çdo cep, vendet e
REGJISTRIMI
Një vend tjetër i pazakontë është Antigua dhe Barbuda, ku sipas KQZ janë 16 shqiptarët të cilët kanë shprehur dëshirën që të votojnë. Antigua dhe Barbuda është një vend i pavarur i Komonuelthit që përfshin 2 ishujt e tij të ngjashëm dhe disa më të vegjël. I pozicionuar aty ku takohen Atlantiku dhe Karaibet, është i njohur për plazhet e mbushura me shkëmbinj nënujorë, pyjet tropikale dhe vendpushimet.
Nuk ua merr mendja! Ka shqiptarë në çdo cep, vendet e
REGJISTRIMI
Mes shteteve nuk mungojnë as vendet nga Afrika… Lindore dhe jo vetëm. Një shqiptar i ndodhur në Sudanin e Jugut ka shprehur dëshirën për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Nuk mungojnë votuesit potenciale nga Afrika e Jugut (South Africa), Egjipti, Çadi, etj.
Nuk ua merr mendja! Ka shqiptarë në çdo cep, vendet e
REGJISTRIMI
Në listën me kërkesat sipas vendeve, nuk mungon as ishulli i Bermudës, ku sipas KQZ, një shqiptar është regjistruar.
Bermuda është një ishull i Komonuelthit Britanik përtej detit në Oqeanin Atlantik të Veriut, i njohur për “legjendën” e trekëndëshit të Bermudës. Gjatë shekujve të fundit, më shumë se 50 anije dhe 20 avionë thuhet se janë zhdukur në zonën që tani quhet “Trekëndëshi i Bermudës”. Në këtë zonë thuhej se kishte anije të humbura në det ose të braktisura, që zhdukeshin dhe shfaqeshin pa asnjë arsye të dukshme duke ngjallur një bestytni se zona ishte e pakalueshme.
Nuk ua merr mendja! Ka shqiptarë në çdo cep, vendet e
REGJISTRIMI
Si Bermuda, edhe shumë vende të tjera janë pjesë e grupit që shënojnë vetëm nga 1 votes. Megjithatë, vota e tyre vlen!
Për të gjithë të tjerët që duan të jenë pjesë e votës së diasporës, për t’u regjistruar duhet të futen në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t’u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t’u numëruar më 11 maj./Zeri+