Moderatorja e Top Story e ka nisur emisionin e të enjtes duke lexuar reagimin e gjatë të kryeministrit Edi Rama, pas dajes së lajmeve se ishte nisur për në Durrës për të takuar kryebashkiakun Erion Veliaj.

“O llum i madh që e mbytët këtë milet me jashtënxjerrjet e shpirtit të kalbur dhe që e vetmja punë që dini është të nxirrni tërë ditën tituj të ndyrë nga goja juaj apo të shtrembëruar e të nxjerrë nga konteksti kur m’i vini në gojën time, e pastaj t’i komentoni në udhëkryqet e rrugaçërive tuaja të natës”, lexoi Duma.

“A me ne e ka”, pyeti ajo, ndërsa lexonte reagimin e Ramës?