Komentatori i ndeshjes Juventus-Inter, Andin Lokaj, teksa po niste sfida ofendoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lokaj e quajti Kurtin “kryeministrin më hajvan në histori”. Menjëherë pas komentit të tij, ai u pezullua nga detyra dhe gjatë pjesës së dytë të ndeshjes u zëvendësua nga një koleg i tij. Por, komentatori u shpreh se ai e ofendoi kryeministrin e Kosovës me vetëdije, pasi media ku ai punonte është sulmuar prej tij gjatë zgjedhjeve. Më tej, komentari u shpreh se ka kërkuar ndjesë për komentin e tij dhe është pezulluar nga puna.
“Ata që më njohin e dinë shumë mirë çfarë personi kam dhe nuk kam asgjë kundër askujt, kjo ka qenë për kompaninë dhe punëtorët e kompanisë që gjatë zgjedhjeve janë sulmuar. Kjo për secilin njeri është e papranueshme. Kam respekt për të gjithë dhe e pranoj që nuk ka qenë aspak e mirë ajo që kam bërë megjithatë kjo është bërë shkaku i respektit të kompanisë së pari dhe punëtorëve që punojnë për të, e cila vazhdimisht është sulmuar, nuk e di përse, nga Albin Kurti. E kam bërë me vetëdije. Nga puna jam pezulluar, por unë do pranoj secilën masë, jam i pastër si loti. Pas mbarimit të pjesës së parë mu dha urdhër që të mos vazhdoj në pjesën e dytë dhe unë e mora me shumë sportivitet”, tha ai për “Top Channel”.
Lokaj u shpreh se komentin e bëri pas deklaratës së Albin Kurtit, teksa ai po mbante fjalimin e fitores. Kurti sulmoi opozitën duke i quajtur ata “hajvanë”.
“…Thojshin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se Bruto Produkti vendor – çfarë hajvanash! Ose, jepshin premtime për koeficinent, ma shumë se në programin e tyne – çfarë hajvanash. Po ka kalu koha e hajvanatit…”
Lokaj tha se ai do të pranojë masën disiplinore që do të vendoset ndaj tij. Ai u shpreh se deklarat që dha Kurti ishte e pamatur dhe ai bëri të njëjtën gjë. Më tej, ai shtoi se jetojmë në dekomraci dhe të gjithë kanë të drejtën e tyre të prononcohen. Por, bashkëshortja e Andin Lokaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se atë e kanë sulmuar mbështetësit e kryeminsitrit, të cilët përmes medias kanë bërë komente denigruese ndaj saj.
“Për të arsyetuar çdo banalitet që e prodhon “Profeti” i tyre, përkrahësit e diktatorëve dhe autokratëve as nuk zgjedhin mjete as nuk kursejnë njerëz. Meqë më keni përfshirë në shumë postime lidhur me deklaratën mbrëmshme të Andinit, me shpifje dhe propagandë, duke i shpërndarë edhe fotot, ku shihem unë e sulmuar para disa viteve, më duhet të sqaroj disa gjëra:
Ky lloj linçimi, i paprovokuar prej meje, nuk ndryshon nga praktikat e vendeve të udhëhequra nga autokratët, ku në momentin që dikush ua kritikon liderin, nuk linçohesh vetëm si individ, por edhe si familje. Ky është modeli që instalojnë pushtetet e udhëhequra nga liderë populistë të rrezikshëm, të cilët kanë dështuar në qeverisje dhe nuk tolerojnë asnjë zë kritik. Mund të thoni “mos na krahaso me Teheranin,” por nëse keni njohuri për historinë dhe nëse jo, ju ftoj ta lexoni do të kuptoni se çfarë ndodhi me revolucionin e vitit 1979, kur në emër të barazisë, të majtët dhe islamistët morën pushtetin. E njëjta narrativë po përdoret sot nga Albin Kurti.
Unë personalisht jam përballur vite më parë me propagandën e Vetëvendosjes dhe mbështetësve të tyre ekstremistë islamistë, të cilët përdorën mediat e tyre për të më sulmuar dhe denigruar. Shpifjen se Andini më ka rrahur e kanë shpërndarë fillimisht anëtarë të VV-së, dhe kjo fushatë u ka shkuar për shtati ekstremistëve fetarë.
Pse? Sepse vetëm pak ditë para se të sulmohesha fizikisht, te dera e shtëpisë sime vandalizuan, duke vizatuar kryqin e kuq, ato dite me dërguan foto të ISIS-it me mesazhe se do të na vrisnin fëmijët. Pra, nëse dikush ka ende dyshime për shkallën e linçimeve dhe etiketimeve nga VV-ja, duhet ta kuptojë se ato nuk ndryshojnë nga metodat e grupeve ekstremiste fetare. Në fund të fundit, ata përfaqësojnë të njëjtën ideologji.
Andin Lokaj nuk paguhet nga taksat tuaja, ndërsa Albin Kurti, i cili paguhet nga taksat e gjysmë milioni votuesve, i quajti “hajvana” dhe “hajvanate” gjysmën e popullit. Pse s’po revoltoheni që për katër vjet kanë ikur mbi 200 mijë njerëz nga Kosova, nuk ka ardhur asnjë investitor i huaj dhe vendi është izoluar më shumë se kurrë? 250 mjekë e infermierë po e lënë Kosovën çdo vit, ndërsa me qindra miliona euro shpenzohen për t’u shëruar në Beograd, Shkup e Stamboll”, shkroi Xharra, e cila prej vitesh tashmë jeton në SHBA”, ka shkruar ajo.
Nga ana tjetër, Kurti ende nuk ka dhënë një koment përsa i komenteve të komentatorit. Deri më tani, kryeminstri ka zgjedhur ta injorojë ofendim drejt tij.