Më shumë se 100 gra të burgosura u përdhunuan dhe më pas u dogjën të gjalla gjatë tentativës për arratije nga burgu në Goma të Kongos, sipas OKB-së.

Midis 165 dhe 167 gra u sulmuan nga të burgosurit meshkuj gjatë largimit nga burgu, thotë një dokument i brendshëm i OKB-së i parë nga BBC. Nënkryetari i forcës paqeruajtëse të OKB-së me bazë në Goma, Vivian van de Perre tha se ndërsa disa mijëra burra arritën të arratiseshin nga burgu, zona e rezervuar për gratë u dogj.

Megjithëse detajet janë të pakta, ngjarj duket të jetë më e keqja e konfliktit të fundit të udhëhequr nga M23 në Republikën Demokratike lindore të Kongos.
Paqeruajtësit e OKB-së, megjithatë, nuk kanë qenë në gjendje të vizitojnë burgun për të hetuar më tej për shkak të kufizimeve të vendosura nga rebelët M23.

Goma, një qytet i madh me më shumë se një milion banorë, u pushtua pasi M23 i mbështetur nga Ruanda ekzekutoi një përparim të shpejtë në lindje të DR Kongos.
Qyteti u zhyt në kaos, me trupa të shtrirë në rrugë dhe raketa që thuhet se fluturonin mbi shtëpi banimi.