Në fund të takimit të tensionuar, Trump i drejtohet drejtpërdrejt Zelenskyy-t:
“Problemi është se unë të kam fuqizuar që të jesh një njeri i fortë, dhe nuk mendoj se do të ishe i tillë pa Shtetet e Bashkuara. Dhe populli yt është shumë i guximshëm. Por ose do të arrini një marrëveshje, ose ne largohemi, dhe nëse largohemi, do ta vazhdoni luftën vetë. Nuk mendoj se do të jetë e bukur, por do luftoni vetë. Por ti nuk i ke kartat në dorë. Sapo të nënshkruajmë atë marrëveshje, do të jesh në një pozicion shumë më të mirë [me marrëveshjen], por nuk po tregon aspak mirënjohje dhe kjo nuk është diçka e bukur. Të jem i sinqertë.”