I ftuar në A2CNN Admir Sinamati, kreu i PD Kukës, një politikan lokal që i doli në krah Berishës në nisjen e Foltoreve të tij, ka ngritur tonet kundër deputetit Flamur Hoxha, i cili është caktuar drejtues i PD për qarkun e Kukësit.

Sipas udhëzimit të Këshillit Kombëtarë të drejtuar nga Berisha, drejtuesit politikë nuk do të jenë pejsë e primareve, çka ka ngritur shqetësime te baza e njerëzve që u ngritën bashkë me Berishën kundër strukturave zyrtare të PD, pasi në këto listën e drejtuesve të qarqeve janë pjesë deputetët që u bashkuan me Berishën vitin e fundit.

Kjo ka krijuar pakënaqësi në gjithë degët e PD, që e shohin pranimin e drejtuesve të gurpit të Bardhit si një tradhëti ndaj qëndrimeve me të cilat u krijua Foltorja, duke mos ua falur armiqësinë që Berisha ka kultivuar mes palëve.

Tani që Berisha arriti objektivat e tij dhe arkivoi sulmet e ashpra ndaj Bardhit dhe të tjerëve, sikurse bëri dhe ky grup me akuzat që kishte lëshuar në drejtimin e Berishës, qëndrestzrët e Rithemelimit të PD po ndihen të tradhëtuar, sepse po kuptojnë që beteja nuk ishte për demokratizimin e partisë, por për kapjen e saj nga Berisha.